Nënat që janë në pushim të lehonisë duhet të jenë të qeta – për sa kohë që janë të vendosura masat e përkohshme ata nuk kanë pse të kthehen në punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për të siguruar mbrojtje dhe kujdes për fëmijët, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi një dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës (“Gazeta Zyrtare e RMV” Nr. 90), e cila parashikon nenin 4 për kompensimin e pagës për mungesë nga puna e punëtorit për shkak të shtatzënisë, lindjes së fëmijës dhe birësimit, që të vazhdojë të paguhet deri në skadimin e masave të përkohshme për mbrojtje nga përhapja dhe parandalimi i coronavirusit COVID-19″, sqarojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Vendimi për kohëzgjatjen dhe përfundimin e masave të përkohshme merret nga Qeveria pas përfundimeve të Shtabit Kryesor të Krizave të Koordinimit, i cili vendos për rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive.
Nënat që janë në pushim të lehonisë tashmë i kanë dërguar një letër Ministrit të Shëndetësisë, MPPS, Komisionit të Sëmundjeve Infektive dhe Qeverisë duke kërkuar që pushimi i lehonisë së tyre të zgjatet deri më 1 shtator të vitit 2020.
Dixon: S’mund të injoroni se çfarë ka bërë Serbia, sikur kan...
Avokati i Veselit: Përfundimi i këtij rasti do jetë sukses p...
Kiana Kryeziu garon sot në Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti: Nesër do të filloj diskutimet me partitë për çështjen...
Pas dorëheqjeve, KQZ dërgon për dekretim 18 emra të rinj për...
Kurti: Kabineti i ri qeveritar i ka parakushtet të jetë më i...