Një aeroplan i Pakistanit është rrëzuar në qytetin Karachi nga fluturimi nga Lahore, thonë zyrtarët e aviacionit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, avioni i cili u raportua se barte afër 100 pasagjerë, po fluturonte nga Lahore në aeroportin ndërkombëtar Jinnah.
Fotografitë e shpërndara në mediet sociale tregojnë tymin nga vendi i përplasjes, e cila njëherit është zonë banimi.
Ndërkaq bëhet e ditur se shërbimet e urgjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
“Avioni u rrëzua në Karachi. Ne po mundohemi të konfirmojmë numrin e udhëtarëve, por fillimisht janë 99 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit”, ka thënë zëdhënësi i autoritetit të aviacionit në vend, Abdul Satta Khokhar.

E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...