Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përshëndetur zgjedhjen e John Ratcliffe për shef të ri të Inteligjencës Kombëtare Amerikane, duke i dëshiruar sukses në detyrën e tij të re.
Haradinaj në një shkrim në facebook ka thënë se Ratcliffe është shumë mirë i informuar për Kosovën dhe njohës i zhvillimeve në rajonin tonë.
“Ardhja e tij në krye të inteligjencës amerikane, do ta fuqizojë fokusin e ShBA-së për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj poashtu ka thënë se Kosova është me fat që ka në krah ShBA-në si dhe në rrafshin e sigurisë përket në botën të cilës i prinë Amerika, shkruan arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Përshëndes konfirmimin e Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të John Ratcliffe për shef të ri të Inteligjencës Kombëtare, të cilit i dëshiroj sukses të lartë në detyrën e re. Kosova është me fat që ka në krah ShBA-në dhe në rrafshin e sigurisë përket në botën të cilës i prinë Amerika. Partneritetin tashmë të ndërtuar në fushën e sigurisë jemi të vendosur ta forcojmë. Ratcliffe është shumë mirë i informuar për Kosovën dhe njohës i zhvillimeve në rajonin tonë. Ardhja e tij në krye të inteligjencës amerikane, do ta fuqizojë fokusin e ShBA-së për Kosovën.
RH
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...
Merz: Serbia duhet të zgjedhë midis Evropës, Rusisë dhe Kinë...
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...