U.d Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu, Naim Ternava.
Në këtë takim u bisedua për përpjekjet e përbashkëta të dy institucioneve në luftën kundër pandemisë me Covid 19, sidomos tani në fazën e dytë të lehtësimit të masave, ku nevojitet kujdes dhe disiplinë nga të gjithë qytetarët.
Me këtë rast Myftiu Ternava vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës në menaxhimin e kësaj situate, duke vënë në pah se BIK-ut do të vazhdojnë të mbështesë këto masa, të cilat deri më tanë kanë treguar rezultate të kënaqshme.
Ndërsa ministri Sveçla falënderoi BIK-un dhe në veçanti Myftiun Ternava, për konsistencën e qëndrimeve të tij në respektim të masave të Qeverisë dhe për mbështetjen e gjithë mbarshme për tejkalimin sa më mirë të kësaj situate./arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron