Këshilli i Vakëfeve Islame të Kudsit njoftoi se faltorja e shenjtë Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar do të hapet për besimtarët pas Bajramit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të këshillit, i cili vepron nën Ministrinë jordaneze të Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Vendeve të Shenjta, thuhet se është vendosur të hapet xhamia, e mbyllur në mars si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), pas ngadalësimit të përhapjes.
Këshilli tha se masat që do të zbatohen lidhur me vendimin që hyn në fuqi pas Bajramit do të njoftohen më vonë.
Mesxhid al-Aksa ishte mbyllur tërësisht më 22 mars si pasojë e virusit.
Faltorja mbeti e mbyllur për adhurime edhe gjatë tërë muajit të Ramazanit.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...