Victor Lindelof është inkurajuar shumë nga partneriteti që e ka ndërtuar me Harry Maguire-n në qendër të mbrojtjes së Manchester Unitedit, duke bërë kështu që suedezi të mos e shohë nevojën për përforcime të tjera në këtë pozitë.
Spekulimet për afatin kalimtar të verës kanë sugjeruar se Djajtë e Kuq do të aktivizohen në treg në tentim për ta siguruar një tjetër përforcim në qendër të mbrojtjes, transmeton Gazeta Express.
Ylli i Napolit, Kalidou Koulibaly, thuhet se është sërish nën radarin e drejtuesve të Manchester Unitedit, përkundër që për të janë interesuar edhe shumë klube të tjera, si Liverpooli.
Manchester Unitedi aktualisht i ka në qendër të mbrojtjes Harry Maguire dhe Victor Lindelofin, të cilët para se të ndërpritej sezoni kishin arritur ta bënin një ecuri të mirë të ndeshjeve pa lejuar kundërshtarët të shënojnë gola.
“Epo, po, ka qenë e mrekullueshme të luaj me Harryn këtë sezon. Është shumë e rëndësishme të luajmë sa më shumë ndeshje së bashku dhe të mësojmë nga njëri-tjetri”, ka thënë Lindelof.
“Sa më shumë ndeshje që luani bashkë, aq më shumë përmirësoheni si lojtarë. Kështu që ka qenë e mrekullueshme t’i ndihmojmë njëri-tjetrit dhe të arrijmë rezultate më të mira”.
“Mendoj se po përmirësoheshim mjaft shumë kohëve të fundit, para ndërprerjes. Ne po e mbanim portën e paprekur në shumë ndeshje dhe po luanim mirë”.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...