Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se Fondi për garantimin e kredive duhet të rritet nga qeveria me një fond emergjent prej 300 milionë eurove.
Sipas tij, qeveria duhet të vazhdojë me subvencionimin e pagave dhe qirave.
Ai ka folur edhe për shtyrjen e kredive nga 16 prilli deri më 16 qershor, duke thënë se nuk do të ketë interes ndëshkues, nuk do të ketë prishje të retingut, por do të ketë interes të rregullt që nuk do të paguhet menjëherë por minimumi në 6 muajt e ardhshëm.
Kurse, i pyetur nëse do të ketë sërish shtyrje të kredive edhe pas këtyre tre muajve, ai në Radio Televizionin Dukagjini ka thënë se bankat do t’i udhëzojmë që le ta vlerësojnë aftësinë paguese të klientit por gjithashtu dhe do t’i udhëzojnë bankat që të bëjnë riprogramimin e kredisë.
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person