David Beckham ka zbuluar bisedën që ai kishte me Zinedine Zidane përpara se francezi të dilte në pension.
Në javën e kaluar u bën 14 vjet që kur Zidane zhvilloi ndeshjen e fundit për Real Madrid dhe për këtë ka folur me Beckhamin.
“Ishte seanca e fundit stërvitore e Zidanes”, filloi tregimi i Beckham.
“Ai u ul pranë meje dhe më tha: ‘Faleminderit për gjithçka që ke bërë, je shoku skuadre i mrekullueshëm”.
Pastaj anglezi u kthye dhe foli për periudhën e tij katërvjeçare te Real Madridi.

“Katër vitet që kalova në Real Madrid ishin disa nga vitet më të mahnitshme dhe më të rëndësishme të karrierës time”.
“Marrëdhënia që kam pasur me tifozët, duke pasur mundësinë të shoh Bernabeu dhe të luaja në një nga stadiumet më të mëdha në botë”.
“Kam kujtime të shkëlqyera të asaj periudhe”, ka treguar Beckham. /Telegrafi/
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in