Një erë e fuqishme e ka përfshirë Komunën e Pejës ditën e sotme, duke shkaktuar dëme të ndryshme materiale.
Zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj, ka thënë për Telegrafin se ekipet emergjente tashmë kanë dalë në terren për të shikuar gjendjen.
“Është ka frynë erë e fuqishme, ne po shohim që janë rrëzuar degë të pemëve dhe ka gardhe nëpër rrugë. Po ashtu ka raportime se gjysma e Pejës ka mbetur pa rrymë. Ekipet emergjente janë në terren, ndërsa era edhe në këto momente është duke fryrë”, ka thënë ai për Telegrafin.
Kujtojmë se edhe para disa muajsh, rajoni i Dukagjinit ishte përfshirë nga erëra të fuqishme të cilat kishin shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...