Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar sot në Ditën Ndërkombëtare të Familjes.
Në një fotografi i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij, publikuar në facebook, Veseli, shprehet se pikërisht kjo datë, e bënë ditën më të shkëlqyer, përcjellë Klan Kosova.
”Sot është Dita Ndërkombëtare e Familjes, një ditë e shkëlqyer për të bërë gjithçka që dëshironi së bashku me të dashurit tuaj. Është dashuria e familjes ajo që e shndërron një ngrehinë me tulla e çimento në një shtëpi të ngrohtë”.
”Një familje e shëndetshme dhe e lumtur, është shtylla e një shoqërie të suksesshme”.
”Ne, krenohemi me familjen e fortë e të shenjtë tradicionale që kemi, e cila na ka mundësuar të tejkalojmë me sukses çdo sfidë. Gjatë kësaj periudhe të vështirë, familja është streha që na jep forcë emocionale e morale, është institucioni që po mbron anëtarët e saj nga kriza dhe kujdeset për fëmijët e mbetur jashtë shkollës”.
Ndërsa gjendemi në kohë pandemie, Veseli gjithashtu ndau fjalë edhe për ata të cilët fizikisht gjenden larg familjarëve të tyre, njofton Klan Kosova.
”Sot, shumë familjarë mund të jenë fizikisht larg prej jush, megjithatë, nuk ka pandemi që i largon prej zemrës tuaj. Nuk ka dyshim që së bashku do të fitojmë kundër koronavirusit.
Urimet më të mira nga familja Veseli!”, përfundon ai
Informacion tepër i rëndësishëm për tifozët kuqezinj, që do ...
Meta ofron garanci për lirimin nga paraburgimi, GJKKO rrëzon...
Dogana e Kosovës ndër 10 vendet më të suksesshme në operacio...
Siguria ushqimore, Kosova drejt standardeve të BE-së me vetë...
Shea: Serbia po përdor taktika hibride, detyrë kryesore e NA...
Osmani bën homazhe për ushtarët e rënë të NATO-s: Mirënjohje...