Vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar është marrë, por grupi i artistëve është i vendosur që të mos e lejojnë.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thotë se është e mobilziuar 24 orë me të gjitha focat për ta ndaluar, sic thotë ajo, demarshin e krimit të veshur me pushtet.
“27 muaj qëndresë e palodhur…kjo nuk është kauza jonë, është kauza e të gjithëve. Mobilizim total 24 orë me të gjitha forcat për të ndaluar demarshin e krimit të veshur me pushtet.
Ruajmë trashëgiminë, identitetin, dinjitetin, luftojmë për drejtësi!”
Televizioni Ora ka siguruar projektvendimin e Këshillit Bashkiak si dhe akt-ekspertizën e ekspertëve të qeverisë, që arrijnë në konkluzionin se kjo godinë duhet të ishte shembur që në vitin 1958, pasi që atëherë përbënte rrezik.
Sipas materialit, të cilin Bashkia nuk e ka vënë në dispozicion zyrtarisht për mediat, godina është ndërtuar në vitin 1938 si një eksperiment duke ndërthurur drurin me betonin. Madje nënvizohet se këto objekte kanë afat shërbimi jo më shumë se 20 vite./oranews
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...