Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, së fundmi mbajti një koncert virtual për fansat e saj.
Ajo ndërkohë po tregohet mjaft aktive në rrjetet sociale, për të qenë sa më pranë fansave edhe në këtë kohë pandemie, shkruan portali arbresh.info
Ajo gjatë ditës së sotme ndau me ndjekësit disa imazhe, në të cilat shfaqet me parukë të zezë dhe me lente në sy.
Daffy ishte grimuar dhe veshur me minifund dhe bluzë të zezë, por nuk sqaroi nëse ishte duke u përgatitur për ndonjë videoklip të ri.

Megjithatë, kjo pamje u pëlqeu ndjekësve të saj, të cilët nuk i kursyen komentet për të.
Përndryshe, “A je pendu” mban titullin kënga e saj më e fundit, teksa ajo ka paralajmëruar se do të sjellë së shpejti edhe albumin e saj më të ri “Dafinë moj”. /arbresh.info/
Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, mome...
Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vl...
Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe p...
Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake – në maj...
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...