Presidenti brazilian Jair Bolsonaro testoi negativ për koronavirusin në tri testime të ndara, u bë e ditur të mërkurën.
Gjyqtari i Gjykatës Supreme Ricardo Lewandowski publikoi rezultatet e testimeve, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Të tri testet u administruan midis periudhës 12 dhe 17 mars, pasi Bolsonaro u kthye nga një takim dypalësh me presidentin amerikan Trump në Florida dhe shumë në rrethin e tij rezultuan pozitiv me Covid-19.
Publikimi i testimeve i jep fund një izolimi të zgjatur të parit të vendit. Bolsonaro kishte refuzuar të bënte publike testimet pavarësisht vendimeve të përsëritura ligjore.
Në ri testet e publikuara të mërkurën, Bolsonaro përdor emra të koduar, por numrat e identitetit përputhen me të.
Bolsonaro dorëzoi testet në Gjykatën Supreme të Brazilit.
Në fund të marsit, delegacioni i KiE vjen në Kosovë me misio...
Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit, Kushtetuesja: Sot afati...
Ambasadori i Francës nuk komenton deklaratat e deputetit të ...
Rama: Pas vendosjes së kamerave bie numri i veprave kriminal...
Zbulohet lista e 10 klubeve që shitën më shumë fanella më 20...
Kosova dhe Turqia drejt thellimit të bashkëpunimit në fusha ...