E pabesueshme! Bota e boksit ka kthyer vëmendjen tek dy ikona të këtij sporti burrëror, tashmë të tërhequr prej vitesh nga ringu: Mike Tyson (u tërhoq në vitin 2005) dhe Evander Holyfield (2011).
Qoftë për shkak të mungesës të ngjarjeve gjatë kësaj periudhe të pandemisë së Koronavirusit, qoftë për nostalgji apo kuriozitet.
E vërteta është se fansat po gjejnë argëtim tek dy “yje” të së shkuarës.
Nëse disa ditë më parë ishte “Majku i Hekurt” (53 vjeç) i cili ndau një video nëpërmjet së cilës tregonte lëvizjet e tij të shpejta, tani kundërpërgjigjet së Holyfield. “E di që ai është shumë i shpejtë, por i tillë jam edhe unë,” – deklaroi 57-vjeçari nga Alabama, i cili po stërvitet prej një javë dhe synon të ofrojë një duel bamirësie.
“Luftëtari” ka thënë se ai dëshiron të ketë përballë Tysonin, megjithëse sa herë që e pyesin se opsioni i tij i parë është Riddick Bowe, ai përgjigjet: “Sepse, sinqerisht, ne jemi miq”. Bowe (trilogji), Tyson, Lewis, Moorer … Karriera e Evander Holyfieldit është çimentuar nga duelet legjendare./SS
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...