Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar Nebih e Tahir Mehën në 39 vjetorin e rënies.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se ata nuk u dorëzuan, por bënë rezistencë deri në fund, duke u bërë simbol i mbrojtjes së pragut të shtëpisë, shkruan arbresh.info.
Thaçi ka shtuar se emrat dhe veprat e Nebih dhe Tahir Mehës janë përjetësuar në historinë e re të Kosovës.
Lexoni të plotë postimin e Thaçit:
Para 39 viteve, babë dhe bir, Nebih dhe Tahir Meha, trashëgimtarë të familjes atdhetare të Emin Latit, në ditën zyrtare të policisë jugosllave, më 13 maj 1981, u rrethuan në kullën e tyre në Prekaz nga njësi të shumta policore.
Ata nuk u dorëzuan, por bënë rezistencë deri në fund, duke u bërë simbol i mbrojtjes së pragut të shtëpisë dhe frymëzim për rezistencë të armatosur në kontekstin historik të demonstratave të vitit 1981, me kërkesën themelore për ngritjen e statusit politik të Kosovës në nivel të Republikës.
Emrat dhe veprat e Nebih dhe Tahir Mehës janë përjetësuar në historinë e re të Kosovës.”/arbresh.info/
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale