Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, kanë vizituar aeroportin e vjetër.
Nga aty, Kurti tha se ky aeroport është i përshtatshëm për terminal doganor.“Erdha bashkë me ministrin e Financave Besnik Bislimi që ta vizitojmë aeroportin e vjetër të Proshtinës, i cili është i përshtatshëm për hapësirën që e ka dhe infrastrukturës që posedon”.
“Që nga nëntori i vitit 2013, ky objekt nuk shfrytëzohet dhe është një objekt i përshtatshëm për terminal doganor për regjionin e Prishtinës, në mënyrë që doganierët e regjionit të Prishtinës të vijnë këtu dhe terminali doganor siç është normale të jetë jo vetëm në shtet, por edhe i shtetit”, tha Kurti.
Kryeministri në detyrë tha se në vend që të shfrytëzohet ky objekt, kjo gjë nuk po ndodh, raporton EO.“Janë gjithsej 2 500 metra katrorë, ka kanalizim, ujësjellës, ka energji elektrike dhe kamera funksionale”.“…është një objekt i pashfrytëzuar tash e shtatë vite dhe në vend se terminali doganor i regjionit të Prishtinës të jetë këtu, e kemi në prona private, ku edhe kamionët paguajnë shtrenjtë edhe arka e shtetit nuk mbushet”, tha ai.
Kurti tha se është i interesuar që sa më shpejt të vihet në funksion si terminal doganor ky objekt.“Ne jemi të interesuar që ti kryejmë të gjitha procedueat ligjore në mënyrë që sa më shpejt në regjionin e Prishtinës aeroporti i vjetër të bëhet terminal doganor”, tha ai.
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje
Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lëndu...