Bashkimi Evropian duke bërë të ditur se çdo lloj aneksimi nga ana e Izraelit bie ndesh me drejtësinë ndërkombëtare, deklaroi se është i gatshëm të hedhë hapat e duhura, përcjellë portali arbresh.info.
Zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian, Peter Stano në konferencën ditore për shtyp, tha: “BE-ja është në përgatitje të zbatimit të sanksioneve ndaj Izraelit në rast se anekson tokat e pushtuara në Bregun Perëndimor”.
Stano bëri të ditur se edhe më përpara Bashkimi Evropian ka bërë shumë deklarata në lidhje me planet në lidhje me aneksimin.
“Sipas BE-së aneksimi nga ana e Izraelit bie ndesh me drejtësinë ndërkombëtare dhe nëse kjo realizohet, Unioni është i gatshëm të hedhë hapat e nevojshme”, tha ai.
Sipas drejtësisë ndërkombëtare vendbanimet çifute në territoret e pushtuara pranohen si të jashtëligjshme./arbresh.info/
Kurti takon virtualisht Haddad, flasin për integrimin evropi...
Prishtina 01 fituese e Kupës së Kosovës në futsal
Arsenali shkon në pushim me epërsi ndaj Atleticos
Bashkimi arrin fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale ndaj Bo...
Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë dis...
Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...