Këngën me të cilën ishte paraparë të konkurronte në Eurovision tashmë e ka publikuar në versionin anglisht.
Arilena Ara fituesja e edicionit të 2019-ës së Festivalit të Këngës ka publikuar klipin e këngës “Fall from the sky”, shkruan portali arbresh.info.

Sikurse teksti, video eksploron mundimin emocional të një gruaje të bllokuar në një marrëdhënie në dukje abuzive.
Ne e shohim Arilenën në tre ambiente të ndryshme. Të gjitha me të njëjtën dritë të ftohtë blu – përcakton qartë që kjo nuk është një botë e ngrohtë, komode për personazhin që Arilena po portretizon.

Kujtojmë se Eurovisioni i sivjetmë është anuluar për shkak të përhapjes së pandemisë Covid-19./arbresh.info/

Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...