Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në Kosovë javën e kaluar ka arrestuar Besim Krasniqi dhe Fadil Toçi, që po kërkoheshin nga autoritetet në Maqedoninë e Veriut.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut Naqe Çulev, raporton Alsat-M.
Ata janë të dyshuar se kanë kryer disa vepra penale.
Sipas të parit të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, aksioni është realizuar nga Interpoli në Prishtinë dhe nëpunësve të policisë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni.
“Sipas informacioneve të cilat i kam në dispozicion procedura e mëtutjeshme për ekstradimin e koordinon Ministria e Drejtësisë”.
Çulev shtoi se MPB edhe më tutje ndërmerr masa dhe aktivitetet për zbatimin e ligjit tërësisht dhe pa dallime.
Normalizohet qarkullimi në rrugën Kir–Qafë Thore, Beci: Lëvi...
Pas SHBA-së, edhe Britania tërheq personelin e vet nga Katar...
“Më vjen shumë keq që jemi zënë për ish-in”, sqarohen Bia dh...
KEK: Njësia B1 rikthehet në operim, prodhimi i energjisë në ...
Alban Zogaj: LDK nuk është parti e rrjeteve sociale
Sorensen takoi komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpuni...