Brenda javës, dy raste të dhunimit seksual janë raportuar në komunën e Mitrovicës.
Kjo gjë e ka shqetësuar ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila edhe pse është në krye të këtij institucioni, ajo u bën thirrje t’i trajtojnë me seriozitet këto raste.
Madje këtë e ka kërkuar përmes një postimi në Facebook.
“Vetem brenda javës u raportuan dy raste të dhunimit seksual. Të dyja rastet nga qyteti i Mitrovicës. Kjo më ka shqetësuar shumë.
I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e tilla t’i trajtojnë me seriozitet. Masa e paraburgimit nuk do të duhej të zëvendësohej me masa të lehta ose lirim në procedurë të rregullt sepse kjo është inkurajim për dhunuesin dhe i motivon ata për përsëritje të veprës penale.
Dhunimi seksual është vepër penale dhe rastet e tilla duhet të marrin denimin sipas legjislacionit ne fuqi”.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron