Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka thënë se gjendja në këtë komunë sa i përket COVID-19 po shkon drejt normalizimit.
Loci për RTV Dukagjini ka thënë se rasti që mbrëmë ka dalë pozitiv në Komunën e Pejës ka qenë një person i izoluar prej dy javësh dhe ai nuk përbën ndonjë burim të ri infeksioni.
“Nuk ka shqetësime pasi ky person nuk ka mundur të ketë kontakte dhe ai është i izoluar prej dy javësh. Ai kontakte mund të ketë pasur vetëm me familjarët që edhe ata janë të izoluar”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Duke folur për rastet aktive në Pejë, Loci thotë se gjendje e tyre shëndetësore është e mirë dhe në raste të caktuara u shfaqen simptoma.
“Vlen të theksohet se shumica e tyre janë në trajtim shtëpiak”.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës thotë se numri i të shëruarve në këtë komunë tashmë e ka kaluar atë të infektuarve.
“Shumica e të prekurve të përgjithshëm në Pejë tashmë konsiderohen të shëruar dhe ata që janë ende të prekur me COVID-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore”.
Loci u ka bërë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga grumbullimi në masa dhe të respektojnë edhe rregullat tjera./
Normalizohet qarkullimi në rrugën Kir–Qafë Thore, Beci: Lëvi...
Pas SHBA-së, edhe Britania tërheq personelin e vet nga Katar...
“Më vjen shumë keq që jemi zënë për ish-in”, sqarohen Bia dh...
KEK: Njësia B1 rikthehet në operim, prodhimi i energjisë në ...
Alban Zogaj: LDK nuk është parti e rrjeteve sociale
Sorensen takoi komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpuni...