Rihapja në Mal të Zi nga e hëna

14:58 | 11 Maj 2020
A Z

Në Mal të Zi, nga e hëna, nisi qarkullimi i mjeteve dhe banorëve ndërqytetas në kuadër të tri zonave: atë bregdetare, qendrore dhe veriore si dhe hapja e objekteve fetare duke respektuar distancën sociale me përdorim të domosdoshëm të maskave në ambientet e mbyllura.

Qeveria dhe Trupi Kombëtar Koordinues për sëmundjet infektive në fillim të majit nisi zbutjen e masave ndaj COVID-19 duke rifilluar punën shitoret artizanale, sallonet kozmetike, libraritë, serviset e ndryshme, klinikat dentalë, muzetë dhe galeritë.

Me 18 maj do të fillojë faza e tretë ku parashikohet hapja e restoranteve, kafeneve, hoteleve, plazheve dhe qendrave tregtare dhe faza e katërt që parashikon hapjen e trafikut ndërkombëtarë do të zbatohet me 1 qershor.

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/667748720460435/

Shpërndaje në rrjete sociale