Real Madrid gjatë kësaj verë do këtë punë mjaftë të madhe me negociatat e kontratave, pasi pesë lojtarë nga ekipi i parë iu skadon kontrata në qershor të vitit 2021.
Kapiteni i klubit, Sergio Ramos me lojtarët e tjerë, si Luka Modric, Casemiro, James Rodriguez dhe Lucas Vazquez kanë vetëm një vit në kontratë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, Casemiro do të jetë prioriteti i “Los Blancos” për muajt e ardhshëm.
Real-i do t’i ofrojë 28-vjeçarit rinovim të kontratës deri në vitin 2023.

Mirëpo, e ardhmja e Ramos dhe Modric ende nuk është vendosur, shkaku që dy lojtarëve mund t’i ofrohen vetëm një vit tjetër rinovimi.
Modric mund të largohet duke u transferuar në MLS, por Ramos është i sigurt se do qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.
Për James Rodrgiuez pritet që mos t’i ofrohet kontrata e re dhe kolumbiani të shitet në verë.
Ndërsa e ardhmja e Lucas Vazquez, varet nga transferimet e reja që do sjellin “Galaktikët”./arbresh.info.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...