Gjithsej 86.396 njerëz janë shëruar deri më tani nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi, njoftuan autoritetet shëndetësore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i vdekjeve nga pandemia është rritur në 3.689, pasi Turqia regjistroi 48 viktima të tjera në 24 orët e kaluara, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e shpërndarë në Twitter nga ministri Fahrettin Koca.
Vendi regjistroi 1.848 raste të reja, duke e çuar shifrën e të diagnostikuarve në 135.569.
Gjithashtu, mbi 33.687 testime të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit dhe numri i përgjithshëm i testeve tani është mbi 1,29 milion.
Sipas ministrisë, numri i pacientëve në kujdesin intensiv është 1.219, ndërsa të intubuar 653.
Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në postimin e tij në Twitter, u shpreh:
“Numri i pacientëve të shëruar tejkaloi shifrën 85.000. Në 24 orët e fundit përsëri ka rënie në numrin rasteve, të vdekurve, të kujdesit intensiv, të intubuarve. Shifrat, japin të dhëna në favor të luftës sonë me virusin. Por këta nuk janë rezultate përfundimtare, është një mundësi serioze. Ta shfrytëzojmë mundësinë”.
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë