Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 30.615, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas ministrit të Jashtëm Dominic Raab, i cili u adresua në konferencën e përditshme për shtyp, numri i viktimave të shkaktuara nga COVID-19 u rrit me 539 në vend në 24 orët e fundit.
Me 86.583 teste në 24 orët e kaluara, numri i testeve në Britani ka arritur në 1.534.533, kurse deri në tani janë konfirmuar 206.715 raste me COVID-19.
Raab tha se shifrat tregojnë se vendi ka lënë mbrapa pikun e pandemisë dhe ka arritur në pikën e lehtësimit të masave kufizuese.
Ai theksoi se masat sërish mund të ashpërsohen në rast të rritjes së sërishme të shifrave.
Raab deklaroi se shkalla e infektimit është midis 0,5 dhe 0,9, duke shtuar se “virusi ende nuk është mposhtur”.
“Ai ruan aftësinë infektive dhe vdekjeprurëse”, theksoi Raab.
Qeveria britanike në etapën e parë kishte paraparë përhapje të kontrolluar të virusit për “fitimin e imunitetit kolektiv”. Ajo u tërhoq nga ky plan pas raportimeve dhe shqetësimeve se numri i të vdekurve mund të shkojë në mbi 300 mijë.
Sot në Britani përfundoi afati i masave kufizuese të iniciuara më 23 mars dhe të vazhduara më 16 prill, megjithatë, udhërrëfyesi mbi lehtësimin e masave pritet të shpaloset nga kryeministri Boris Johnson të dielën.
Mbretëria e Bashkuar zë vendin e dytë në botë pas SHBA-së dhe të parin në Evropë për sa i përket numrit të viktimave.
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Jevtiq, i dënuar për spiunazh, ishte pjesëtar edhe i Policis...
Tentuan ta shpalosnin flamurin e tyre, arrestohen gjashtë se...
Dramë në Serie A, Roma e Como sigurojnë Ligën e Kampionëve, ...
Nga 120km/h në 80, në Zvicër diskutohet ulja e kufizimit të ...