Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të arkitektit dhe piktorit të njohur Maks Velo. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj vlerëson figurën e arkitektit të njohur, ndërsa thekson se Tirana humbi një nga qytetarët e saj më të mirë, një artist brilant shumëdimensional, që na la si pajë vepra ikonike në qytet.
“Maks Velo ishte nga ato mendje të bukura që i dha kaq shumë arkitekturës dhe artit shqiptar, pikturës dhe letërsisë.
Tirana humbi një nga qytetarët e saj më të mirë, një artist brilant shumëdimensional, që na la si pajë vepra ikonike në qytet. Faleminderit Maks! Ngushëllime nga zemra familjes”, shkruan Veliaj.
Gjithashtu bëhet me dije se bashkia do të mbulojë shpenzimet e ceremonisë.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...