Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar se pas datës 18 maj do të hap trafikut ajror dhe atij tokësor.
Por, sipas tij, kjo do të jetë sfidë për rregullat e vendosura për karantinë nga përhapja e pandemisë së COVID-19.
Rama ka theksuar se të gjitha lehtësimet e masave do të vazhdojnë të konsultohen me Komitetin Teknik të Ekspertëve.
“Deri në datën 18 maj janë ato që janë, pastaj do të vijë procesi i hapjes edhe i flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri dhe toka. Aty është një tjetër sfidë që të respektohen rregullat e vetëkarantinimit në shtëpi për të gjithë ata që do të hyjnë në territorin e vendit”, tha Rama.
Ai shtoi se, “janë shumë qytetarë që kanë mbetur jashtë për një periudhë të gjatë tashmë. Ne kemi bërë çmos me korridorin e krijuar, por ai është korridor humanitar, nuk është liri komerciale fluturimi si zakonisht”.
Rama kërkoi po ashtu që Ministria e Shëndetësisë të përgatisë disa materiale sensibilizuese për qytetarët në kushtet e hapjes, ku të përsërisim lutjen dhe thirrjen për kujdes dhe respektim të masave. /ATSH/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...