Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka deklaruar se ka pasuri të paluajtshme vetëm në vlerë 50 mijë euro.
Hoxha në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë kundër Korrupsionit këtë vit ka bërë të ditur se ka në pronësi vetëm një banesë 64.00 m2 në vlerë prej 54,000.00, shkruan arbresh.info. Atë e ka blerë në vitin 2008 me kredi dhe gatshme.

Por, Hoxha për dallim nga deputetët tjerë dhe zyrtarët e Institucioneve të vendit, nuk ka veturë.
Së paku kështu ajo ka deklaruar në AKK.
Ajo nuk ka as kredi, por ka të kursyera rreth 7 mijë e 500 euro.

Ndërsa nga pozita e deputetes në Kuvendin e Kosovës, Hoxha merr page mujore prej 1,500.00 euro, e nga pozita e asistentes/ligjëruese në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, merr page prej 378.00 euro.
Krejt në fund të deklarimit, Hoxha ka bërë të ditur se ka të drejtë në pasurinë familjare e cila ende nuk është ndarë.
Prindërit e saj kanë një shtëpi, një banesë dhe tokë.
“Unë po ashtu kam të drejte në pronën e përbashkët familjare si trashëguese e barabartë në familjen Hoxha por e cila ende nuk është ndarë mes trashigiguesve dhe është në emrin e prindërve (Banesa e përbashkët në Prishtinë, Shtëpia familjare në Podujevë, Tokë në Podujevë dhe një parcelë në Prishtinë në lagjen Veternik), thuhet në deklarim./arbresh.info/

Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...