Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Gjilan ka nisur të hetoj një rast të vrasjes në tentativë, e cila kishte ndodhur të mërkurën rreth orës 15:00.
Sipas raportit të PK-së, thuhet se rasti është hapur pasi viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një plagosje me thikë, transmeton arbresh.info.
Viktima ka deklaruar se është sulmuar nga dy persona të panjohur, njëri prej të cilëve e kishte therur me thikë.
I sulmuari është liruar pas trajtimit mjekësor, teksa rasti është duke u hetuar.
“Gjilan 06.05.2020 – 15:00. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që sipas tij është sulmuar nga dy persona të pa njohur, ku njëri prej tyre e kishte therur me thikë. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës”./arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...