Abelard Tahiri nga PDK’ja ka komentuar menaxhimin e situatës së pandemisë, ku sic thotë ai ndahet në dy pjese, pjesa e mirë e menaxhimit është ajo në QKUK, dhe pjesë e dështimit është ajo pjesa e politikës, siç është karantimi dhe pjesa e testimeve.
Ai në Interaktiv thotë se për vdekjen tragjike është dashur të jep dorëheqje Vitia.
Ai thotë se Kurti po krijon ambient të pasigurt për qytetarët duke përmendur rastin e fundit të vdekjes së të riut nga Gjilani.

“Unë këtë çështjen menaxhimin e pandemisë e kisha nda në dy pjesë, ajo nga institut ku edhe po shihet angazhimi i tyre dhe numëri i të shëruarave, sa i përket angazhimit të politikës ka qenë një dështim më madh, këtë e pasqyron më së miri karantina dhe testimet, dështimet që i kemi parë, dhe kemi paralajmëruar që do të na qojë drejt një kauze. E patëm rastin e fundit një i ri humbi jetën si pasojë e neglizhencës së tyre. Ajo që më së paku që duhet të ndodhte është që të jepte dorëheqje Vitia si pasojë e mos menaxhimit të mirë qeverisja Kurti duke krijuar një ambient në vendin tonë jeta e qytetarit nuk del edhe shumë e rëndësishme, sepse po shkel të drejtat themelore të qytetarëve”, tha ai
Me 25 minuta vonesë, fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kërçeli shpreh mbështetje për krerët e UÇK-së, mohon se ia s...
Arrestohet ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini
Skandal në Rahovec: Profesori demonstron në klasë mbrojtje d...
Mourinho, mes trajnerëve të ofruar Real Madridit
Çmimi i naftës në rënie, sot deri në 1.64 euro për litër në ...