Autoritetet shëndetësore spanjolle gjatë 24 orëve të fundit njoftuan 244 vdekje të reja, duke çuar numrin e vdekjeve në 25 8557
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez ka deklaruar se qeveria e tij do të shpallë ditën e zisë kombëtare për më shumë se 25.800 vdekje që kombi evropian ka pësuar nga pandemia e koronavirusit, transmeton arbresh.info.
Sánchez sot para Parlamentit të Spanjës kërkoi zgjatjen e katërt dyjavore të gjendjes së jashtëzakonshme që i ka lejuar qeverisë së tij të zbatojë izolim të rreptë për shkak të shpërthim të COVID-19. Duket se ai do të ketë mbështetjen përkundër humbjes së mbështetjes së partisë kryesore të opozitës.
Autoritetet shëndetësore spanjolle gjatë 24 orëve të fundit njoftuan 244 vdekje të reja, duke çuar numrin e vdekjeve në 25.857.
Spanja gjithashtu raporton se numri i saj i përgjithshëm i infeksioneve të konfirmuara tejkaloi shifrën 253.000 persona. /arbresh.info/
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës