Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Saranda Bogujevci nga Lëvizja Vetëvendosje duke ngushëlluar familjen e 26 vjeçarit që u hodh nga Qendra e Studentëve ka kërkuar që Prokuroria të lihet të bëjë hetimet.
Ajo tha se në këtë komision të gjithë kanë rënë dakord që kjo çështje të jetë në prioritet, njofton Klan Kosova.
“Kemi qenë të fokusuar që kjo çështje të trajtohet me dinjitet dhe kemi kërkuar të gjithë njëzëri që të kryhen hetimet rreth rastit. Si rezultat ka pas propozime të ndryshme që të kërkojmë rrethana më të detajuara nga institucionet rreth procesit të karantinës dhe jemi pajtuar si komision që t’i marrin këto të dhëna. Gjithashtu është diskutuar për mundësinë që t’i kemi disa vizita dhe të njoftohemi drejtpërdrejt me situatën”.
“Duhet të fokusohemi që të mos krijojmë dhimbje më të madhe për familjen dhe duhet ta respektojmë punën e prokurorisë dhe që mos të ndërhyjmë edhe në punën e tyre. Është një rast tejet i rëndë dhe për të gjithë kanë përjetuar rëndë, por mendoj që duhet të kemi hetime dhe të kemi përgjigje”.
Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy...
Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin
Përparim Rama paralajmëron një kapitull të ri për Prishtinën
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari për grab...
Sallahu sulmon Vjosa Osmanin me juristin e shquar Hans Kelse...
Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, Zotëria i Parë nis aktivitet...