Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar veprimtarin Fehmi Agani në 21 vjetorin e vrasjes.
Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi tha se Agani ishte një prej figurave kyçe të lëvizjes politike për pavarësinë e Kosovës në vitet e nëntëdhjeta.
Presidenti thekson se profesor Agani në të gjitha periudhat e jetës së tij, si intelektual, si autor librash dhe shkrimesh, si politikan dhe si negociator, është shquar me dijen e madhe, me urtinë prej një mendimtari të thellë dhe me këmbëngulësinë e një atdhetari, që shqiptarët e Kosovës t’i fitojnë të drejtat që u takojnë, duke përfshirë edhe të drejtën supreme për të jetuar të lirë dhe për të pasur shtetin e pavarur.
Tutje ai ka folur edhe për eksperiencën personale që ksihte me veprimtarin e ndjerë.
“Kam pasur fatin që të njihem me të dhe të bashkëpunojmë e të jemi së bashku si pjesë e delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë. Kontributi i tij për arritjen e marrëveshjes, që mundësoi më pas fushatën ajrore të Aleancës Veriatlantike dhe çlirimin e Kosovës, ka qenë i jashtëzakonshëm”.
Thaçi e përfundoi shkrimin duke thënë se politikanë dhe intelektualë të kalibrit të profesor Aganit i mungojnë shumë sot politikës në Kosovë.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron