Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kujtuar veprimtarin Fehmi Agani në 21 vjetorin e vrasjes së tij.
Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli tha se Agani një intelektual, strateg dhe burrështetas që dha një kontribut të madh për kauzën e Kosovës për liri dhe pavarësi.
“Na mungon sot mençuria, udhëheqja dhe vizioni i tij për Kosovën. Drejtësia ndërkombëtare dhe gjyqësori i Kosovës nuk kanë arritur t’i sjellin para drejtësisë ata që e bënë këtë krim”.
Ai e përfundoi shkrimi duke thënë se Fehmi Agani nuk do të harrohet kurrë, e as krimi i bërë ndaj tij.
Postimi i plotë:
Sot është 21-vjetori i vrasjes së Fehmi Aganit. Ai ishte një intelektual, strateg dhe burrështetas që dha një kontribut të madh për kauzën e Kosovës për liri dhe pavarësi.
Na mungon sot mençuria, udhëheqja dhe vizioni i tij për Kosovën.
Drejtësia ndërkombëtare dhe gjyqësori i Kosovës nuk kanë arritur t’i sjellin para drejtësisë ata që e bënë këtë krim.
Nuk do ta harrojmë kurrë atë dhe as krimin e berë ndaj tij.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron