Lady Gaga është solidarizuar me Italinë.
Ajo është me origjinë nga Sicilia e Italisë dhe është solidarizuar me atdheun e saj në këtë situatë të vështirë që ka gjunjëzuar vendin nga pandemia e Covid-19.
Pas koncertit virtual që mblodhi miliona dollarë për OBSH e quajtur “One World Together at Home”, Lady Gaga vjen sërish me një video prekëse për situatën e vështirë që po kalon Italia.

Me anë një të video mesazhi, këngëtarja e famshme shprehet se të gjitha lutjet e saj shkojnë për Italinë, transmeton lapsi. “Më vjen shumë keq për të gjithë njerëzit që po vuajnë në këto momente në Itali.
Dua t’ju them se jeni në zemrën dhe lutjet e mia” -tha Gaga. Italia është një ndër vendet më të goditura nga virusi. Numri i viktimave ka kaluar shifrën 28.700 ndërsa të infektuarit janë më shumë se 200.000.
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...
Dy të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Istog