Njohësi i çështjeve europiane në vend, Demush Shasha ka thënë se sikurse në vitin 2000 kur Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE edhe këtë vit(2020) Kosova është e fundit në Samitin e Zagrebit.
Por sipas tij, në vitin 2000 kishte faj Serbia ndërsa këtë vit është faji i institucioneve të Kosovës.
“Në vitin 2000 në Samitin e Zagrebit, Kosova ishte vend i fundit i Ballkanit në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. Kjo ishte faj i Serbisë.
Në vitin 2020 në Samitin e Zagrebit, jemi prapë vend i fundit i Ballkanit në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. Por, tani faji është i jonë”, shkruan Shasha në Facebook./arbresh.info/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan