Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 33 pacientë me koronavirus, ndërkohë pesë prej tyre janë në përkujdesje intensive, thuhet në raportin ditor të QKUK-së, të martën.
Sipas njoftimit, të pesë pacientët që janë në gjendje të rëndë janë në dializë dhe dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.
QKUK-ja ka njoftuar se sot gjatë ditës do të lirohen dy pacientë që tashmë janë shëruar nga COVID-19.
Deri më tash, në Kosovë janë shënuar 855 raste me infeksion. Nga ky numër, 26 kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe 403 janë shëruar./arbresh.info/
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan