Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar telegram ngushëllimin që ia ka dërguar sot familjes Musliu që humbi djalin ditën e djeshme.
Osmani në telegram ngushëllim thotë se me dhimbje të madhe e ka marrë lajmin për vdekjen e Agonit.
“Vdekja e Agonit, në lulen e rinisë, është ngjarje e trishtë, e cila I ka prekur zemra e çdo qytetari të vendit dhe e ka pllakosur Kosovën në zi. Ajo ndodh në një kohë të rëndë për të gjithë ne, në rrethana të pasqaruara plotësisht. Unë shpresoj se organet e drejtësisë do të punojnë në zbardhjen e shpejtë të rrethanave të kësaj vdekjeje tragjike” ka thënë Osmani.
Telegrami i plotë i Osmanit pa ndërhyrje:
“E dashur familje Musliu,
Lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj, Agonit, e ka pranuar me dhimbje të madhe. Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe udhëheqëse e Kuvendit të Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tij.
Vdekja e Agonit, në lulen e rinisë, është ngjarje e trishtë, e cila I ka prekur zemra e cdo qytetari të vendit dhe e ka pllakosur Kosovën në zi. Ajo ndodh në një kohë të rëndë për të gjithë ne, në rrethana të pasqaruara plotësisht. Unë shpresoj se organet e drejtësisë do të punojnë në zbardhjen e shpejtë të rrethanave të kësaj vdekjeje tragjike.
Si Kuvend i Kosovës ne do të mbështesim ҫdo nismë për hetim të pavarur e profesional, i cili do ta zbardhte përfundimisht gjithë ҫfarë ka ndodhur me familjarin tuaj pas kthimit të tij në atdhe.
Dr. Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit”, thuhet në telegram.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan