Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thënë se është tragjedi ajo çka i ndodhi djaloshit nga Gjilani teksa ishte nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore dhe për këtë gjë duhet të kërkohet llogari nga të gjithë të cilët ishin të përfshirë në këtë rast.
“Ajo çka i ndodhi djaloshit nga Gjilani teksa ishte nën përkujdesjen e institucioneve shtetërore është tragjedi dhe për këtë gjë duhet të kërkohet llogari nga të gjithë të cilët ishin të përfshirë në këtë rast. Ngushëllimet e sinqerta shkojnë për familjen që iu desht të përballet me këso tragjedie të tmerrshme në këto momente të pakëndshme izolimi e distancimi.
Ndërkohë të mos biejmë pre e vlerësimeve të hershme dhe të pabazuara për gjendjen mendore të tij. Nuk është nxitje e urrejtjes kërkesa për drejtësi por është e drejtë dhe legjitime. Kritika është me vend dhe e domosdosshme sepse përgjegjësia është e madhe. E përgjegjësinë më të madhe në dorë e ka Ministri Vitia i cili do të duhej tashmë të dorëhiqej nga pozita e tij”, ka shkruar ajo.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron