Numri i të infektuarve në Gjermani mund të jetë më i lartë gati 10 herë se sa numri i të konfirmuarve, thuhet në një studim të ri.
Të dhënat nga Universiteti i Bonn vlerëson se 1.8 milionë persona janë infektuar me koronavirus, kurse raste të raportuara në Gjermani janë 160,000 raste.
Studimi, i cili duhet të rishqyrtohet akoma, në fokus ka pasur një shembull prej 919 persona që jetojnë në një qytet në Heinsberg, qytetin më të goditur nga koronavirusi në vend.
Studimi gjithashtu ka zbuluar se më shumë se një në pesë persona nuk kanë shfaqur simptoma.
Gjermania ka filluar lehtësimin e masave të marra, rihapjen e kopshteve zoologjike, muzeve dhe salloneve të bukurisë, gjithashtu edhe studentët kanë filluar të kthehen në shkollat e tyre./arbresh.info/
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian