Jetlir Zyberaj, këshilltar i kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit, përmes një postimi në Facebook, i ka reaguar kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila sipas tij po hesht ndaj mbrojtjes së deputetit.
Ai ka thënë se ajo nuk po e nderon as Kuvendin, as vendin me heshtjen e saj. Por e ka lejuar veten të bëhet një kartë lojë e Kurtit në luftën e tij kundër opozitës.
Ky është postimi i plotë:
Kur në vitet 1989-1990 u sulmua mandati dhe detyra e një deputeti, sepse ata mendonin ndryshe nga regjimi, Iljaz Ramajli e dinte detyrën e tij dhe mori drejtimin për të mbrojtur deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Adem Mikullovci i cili asokohe ishte deputet, Melihate Termkolli dhe shumë të tjerë mund t’i tregojë Vjosa Osmanit se çfarë kuptimi kishtë të mbrohej mandati i një deputeti.
Sot, në të njëjtin Kuvend pas tre dekadash kemi një qeveri që kërcënon të pengojë një deputet të hyjë në Kuvendin e Kosovës. Ata mendojnë se mund ta bëjnë këtë. Nuk na befason. Por befasia është se si ndodh që Kryetarja e Kuvendit të Kosovës që pretendon të mbrojë ligjin dhe kushtetutën, ka mbajtur heshtje ndaj kërcënimeve ndaj një deputeti të zgjedhur nga populli i Kosovës.
Ajo e ka lejuar veten të bëhet pjesë e kësaj loje politike që synon të sulmojë të gjithë ata që mendojnë dhe veprojnë ndryshe nga qeveria aktuale.
Ajo nuk po e nderon as Kuvendin, as vendin me heshtjen e saj. Por e ka lejuar veten të bëhet një kartë lojë e Kurtit në luftën e tij kundër opozitës.
Moti sot në Shqipëri
Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati
Osmani, Basha e Kurti marrin pjesë në ceremoninë përkujtimor...
27 vjet nga masakra e Reçakut, ngjarja që ndryshoi kahjen e ...
Moti sot në Kosovë, temperaturat nga -5 deri në 7°C
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...