Pasditen e sotme një 26-vjeçar nga Gjilani ka kërcyer nga kati I pestë I njëri prej konvikteve të Qendrës së Studentëve në Prishtinë. Shefi i Emergjencës, Gëzim Mustafa, ka dhënë detaje për Express lidhur me rastin në fjalë
Mustafa tha se 26-vjeçari ka shkuar në QKUK me fraktura të rënda në bazën e kokës.
“Rreth orës 17:45 e kemi konfirmuar vdekjen. Viktima është nga Gjilani. Ka ardhur Me shenja të rënda në bazën e kokës. Ka pasur gjakderdhje të brendshme dhe lëndime vdekjeprurëse”, ka thënë Mustafa.
Ndërkohë, lajmin se një person ka kërcyer nga njëri prej konvikteve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Me datë 03.05.2020, rreth orës 17:20, ekipet e emergjencës dhe Policia kanë shkuar te Qendra e Studenteve dhe një person është përcjell me autoambulance në drejtim të Klinikes Emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera”, ka thënë përarbrsh.info Daut Hoxha, zëdhënës i policisë.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron