Një paciente 90 vjeçare nga Gjakova është shëruar nga koronavirusi. Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, drejtori i Shëndetësisë në komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj.
Ai ka thënë se shërimi i saj është konfirmuar pasi për herë të dytë pas testimeve ka rezultuar negative për koronavirus.“Po, një paciente 90 vjeçare është shëruar nga koronavirusi.
Edhe pas testit të dytë ajo ka rezultuar negative”, ka thënë ai.Deri tash në Gjakovë me koronavirus janë konfirmuar 16 persona, prej tyre 11 janë shëruar dhe 1 ka vdekur.
Ndërkaq në nivel vendi 823 persona janë të infektuar, 336 të shëruar dhe 22 të vdekur.Ditëve të fundit ka rënë numri i të infektuarve ndërkaq është rritur numri i personave të shëruar nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ditëve në vijim do të ketë zbutje të masave. Gjithashtu këtë javë disa komuna dhe fshatra kanë dalë nga karantina.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan