Sulmuesi i Real Madrid-it, Lucas Vazquez ka lënë derën e hapur për kalimin në Premierë Ligë.
Spanjolli në vitin 2015 ishte në formacionin e parë duke luajtur pranë Cristiano Ronaldo-s dhe Karim Benzema dhe ndihmoi klubin të fitojë tri herë radhazi Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Por, gjatë këtij sezoni ka humbur pozitën në formacionin e “Mbretërve” dhe ka raportime se Real-i do e shesë për të fituar disa para, në mënyrë që Vazquez të mos largohet vitin tjetër si lojtar i lirë.

Spanjolli ka thënë se ëndrra mbetet të pensionohet te Real Madrid, mirëpo e sheh Premierë Ligën si ligë mjaftë atraktive.
“Ëndrra është të pensionohem te Madrid, por në futboll asnjëherë nuk e di”.
“Kur isha i ri, gjithmonë shikoja Premierë Ligën me vëllain tim. Ishte, shumë atraktive, futboll i mirë, ligë e cila i përshtatet karakterit dhe personalitetit tim”, tha ai.
Pritet të shihet nëse gjatë merkatos verore, Vazquez do kalojë në kampionatin anglez./arbresh.info.
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League