Bologna ka bërë të ditur se lojtarët do të kenë të drejtë të shkojnë në kampin stërvitor që nga e marta e javës së ardhshme, duke e ndjekur kështu shembullit e rivalit të Serisë A, Sassuolos.
Regjioni Emilia-Romagna në Itali bëri të ditur në fillim të kësaj jave se klubet profesioniste të futbollit do të lejohen t’i rinisin aktivitetet sportive, mirëpo duhet ta bëjnë këtë në pajtim me rregullat për distancim social, transmeton Gazeta Express.
Përderisa Parma dhe SPAL po preferojnë të presin derisa të arrihet marrëveshje mes Federatës së Futbollit të Italisë dhe qeverisë italiane, Sassuolo ka vendosur t’i rinisë seancat stërvitore qysh nga e hëna, 4 maj.
Tani, edhe Bologna ka bërë të ditur se lojtarët e klubit do të kenë të drejtë të shkojnë në kampin stërvitor nga e marta, mirëpo do të duhet të stërviten individualisht nëpër fusha të ndara në mëngjes, nga mbikëqyrja nga stafi i trajnerëve.
Përveç që trajnerët s’do të jenë të pranishëm, pjesëmarrja nuk është e detyrueshme, por opsionale.
Napolit gjithashtu i është lejuar t’i kthehet punës më 4 maj, mirëpo klubi nuk e ka komentuar ende këtë çështje.
Përleshje mes dy të miturve në Pejë – Njëri theret me thikë,...
Të premten nis gjyqi i dytë ndaj Thaçit
Sulmohet me thikë një i mitur në Fushë Kosovë
Fushata kundër shpejtësisë së rrezikshme, policia ligjëron p...
Kylian Mbappé rrezikon të mungojë ndaj Benfica për shkak të ...
Mbi 3,200 persona lirohen pas amnistisë në Venezuelë