Prodhimi industrial në mars të këtij viti ka rënë për 13.4 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, dhe për periudhën janar-mars 2020 është më i ulët për 3.7 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas Entit Shtetërorë për Statistika, prodhimi industrial në sektorin e minierave dhe guroreve për muajin mars 2020, në krahasim me marsin e vitit 2019, u ulë për 10.8 përqind, në sektorin e prodhimit ka pasur një rënie prej 14.3%, ndërsa në sektori i furnizimit me energji elektrike, gaz prodhimi është ulur për 11.5 përqind, përcjell telegrafi maqedoni.
Prodhimi industrial në mars të këtij viti ka rënë për 13.4 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, dhe për periudhën janar-mars 2020 është më i ulët për 3.7 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas Entit Shtetërorë për Statistika, prodhimi industrial në sektorin e minierave dhe guroreve për muajin mars 2020, në krahasim me marsin e vitit 2019, u ulë për 10.8 përqind, në sektorin e prodhimit ka pasur një rënie prej 14.3%, ndërsa në sektori i furnizimit me energji elektrike, gaz prodhimi është ulur për 11.5 përqind.
Ulja e prodhimit në sektorin e prodhimtarisë është si rezultat, para së gjithash, i zvogëlimit të prodhimit të pijeve, produkteve të duhanit, tekstileve, veshjeve, produkteve të tjera minerale jo metalike, metaleve, pajisjeve elektrike, makinerive dhe pajisjeve dhe automjete motorike, rimorkio dhe gjysmërimorkio.
Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi u ul për 12% në industrinë e energjetikës, prodhimeve kapitale për 20.1%, në mallrat e qëndrueshme të konsumit për 7.8% dhe në mallrat e konsumit jo të qëndrueshëm për 11.1 përqind.
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person