Ministri i sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora ka paralajmëruar se nëse nuk arrihet marrëveshja për të ruajtur protokollin, atëherë Seria A do të mbyllet.
Protokolli i paraqitur nga FIGC përfshin izolimin e lojtarëve në një tërheqje stërvitore, duke u dhënë atyre kujdes të rregullt Covid-19 dhe teste të gjakut, gjithashtu edhe kufizimin e personelit në stadium, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, nëse nuk ruhet ky protokoll, atëherë sezoni i Seria A do të ndërprehet.

“Kjo është situata. Nëse protokolli pranohet nga gjitha skuadrat, stërvitja do vazhdojë dhe do shikojmë mundësinë për ta vazhduar sezonin”.
“Anasjelltas, nëse nuk arrihet marrëveshja për të ruajtur protokollin, guvernatori do të deklarojë se sezoni do mbarojë”.
“Ne do të marrim përsipër atë përgjegjësi”, deklaroi ministri i sportit.
Me 4 maj është paraparë që lojtarët të rikthehen në stërvitje./arbresh.info.
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...