Gjatë stinës së dimrit shpesh paraqiten edhe ndërlikime shëndetësore të ndryshme.
Jemi në periudhën e ftohtë të vitit, cilat janë problematikat më të shpeshta për të cilat paraqiten pacientët në shërbimin e okulistikës?
Problematika më e shpeshtë është konjuktiviti. Rastet me konjuktivit, sidomos me atë bakterial mund të shfaqen gjatë gjithë vitit. Por, stina e dimrit ka paraqitjen më të madhe të rasteve me konjuktivit viral, i cili ka dhe virulencë të lartë (aftësi të transmetohet nga një individ te tjetri). Kjo për shkak dhe të problematikave që ka si stinë me të ftohtin dhe viruseve që qarkullojnë në ajër. Ndërsa konjuktivitet alergjike shfaqen më shumë në stinën e pranverës dhe verës.
Si ndikon gripi në shëndetin e syve?
Gripi ndikon në çdo pjesë të organizmit duke ulur imunitetin. Me rënien e imunitetit të organizmit bie edhe ai i syrit, pra barrierat mbrojtëse. Kjo e bën atë më të prirur që të preket nga infeksione të ndryshme, qoftë dhe nga pluhuri. Kjo është arsyeja se pse personat që janë me grip mund të zhvillojnë edhe konjuktivite. Jo çdo person që kalon grip mund të ketë dhe infeksion të syrit, por një pjesë e tyre mund të shoqërohen dhe me konjuktivite virale ose bakteriale.
Çfarë duhet të kemi kujdes në lidhje me shëndetin e syve në këtë periudhë?
Higjiena; larja e shpeshtë e duarve. Mosprekja e syve me duar të palara.
Shmangia e kontaktit me persona me konjuktivit.
Këshilla të tjera:
Shmangia, sidomos tek fëmijët, e qëndrimit para ekranit sepse ndikojnë në pjesën e shikimit. Sforcohet shumë syri për të parë afër, dobësohet shikimi për larg.
Ushqimi i shëndetshëm; ndikon si në pjesë tjera të organizmit edhe tek syri. Ushqimi i shëndetshëm ndikon në zhvillimin normal të retinës, në qarkullimin e mirë të gjakut të retinës./shëndetplus/
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari