EVN Maqedoni bëri donacion 13 perfuzues dhe pompa infuzioni për repartin e kujdesit intensiv në spitalin e qytetit të Shkupit.
Këto pajisje mjekësore shfrytëzohen për dozim adekuat dhe saktë të medikamenteve te pacientët në kujdes intensiv.
Këto aparate janë të nevojshme për shërim më të suksesshëm të më shumë pacientëve. Për prokurim të perfuzuesve, EVN ndau 10 000 euro. EVN gjatë 6 muajve të fundit ka mbështetur më shumë projekte dhe iniciativa në sistemin e shëndetësisë të vendit.
Përveç donacionit në Spitalin e Qytetit, është realizuar dhe donacion prej 200 000 euro për Ministrinë e Shëndetësisë me qëllim të menaxhimit me korona virusin. Me anë të donacionit prej 10 000 euro, EVN realizoi lidhjen në rrjetin energjetik të spitalit të ri mobil, ndërsa ndau dhe 60 000 euro për pastrues të ajrit dhe aparate frymëmarrje për foshnjat.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...