Këshilltari i Presidentit të Republikës së Kosovës, Adil Behramaj, thotë se Xhelal Sfeçla po mendon që presidenti Hashim Thaçi t’i jap llogari atij se kah po shkon e çfarë po bën .
Behramaj përmes një reagimi në Facebook, e ka quajtur një kadet të papërvojë policor, Sveçlen.
“Ushtrues Detyre është dhe mendon që presidenti i jep llogari kah shkon e çfarë bën, po me qenë përnjëmend ministër ky?! Në prerjen dhe heqjen e rrethojave e ka gjetur veten. Në këto tjerat po ma çon mallin e një kadeti të papërvojë policor. Por, kur Sveçla dhe soji i tyre po flasin tash për respektimin e ligjeve, të cilët si cuba politikë me precedentë penalë gati 20 vjet janë fshehur skutave dhe nuk i janë përgjigjur asnjëherë drejtësisë, epilogu këtu nuk ka fare moral politik”, ka thënë Behramaj.
Megjithatë, sipas tij, fatkeqësisht qeveria në ikje është duke e tejkaluar çdo kufi të demokracisë, dhe sipas tij, të ekzaltuar nga pushteti po mendojnë që autoritetit të qulltë të një Ushtruesi Detyre duhet t’i nënshtrohen edhe presidenti i shtetit dhe të zgjedhurit e popullit.
Ai, është shprehur i bindur se Sveçla ka më shumë raste penale sesa hyrje-dalje nga Republika e Kosovës.
“Pra, nuk po ju mjafton vetëm shkelja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe shkelja e të drejtave të njeriut, por tani po kërkojnë edhe më shumë! Sikur të kishim mundësi t’i shihnim databazat e prokurorisë, jam i bindur që Sveçla ka më shumë raste penale sesa hyrje-dalje nga Republika e Kosovës”, ka shkruar Behrami./arabresh.info
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...